Site icon Telegrafi

Akuzat e Haxhiut ndaj Sami Lushtakut, zëdhënësi i Komunës së Skenderajt i quan shpifje

Përfaqësues të Komunës së Skenderajt i kanë mohuar akuzat e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila e ka akuzuar nënkryetarin e kësaj komune, Sami Lushtakun se të hënën ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit, Albin Kurti.

Në një bisedë me gazetaren e Telegrafit, zëdhënësi i Komunës së Skenderajt, Amir Lushtaku këto akuza i quan shpifje.

“Këto janë shpifje, besoj që shtabi zgjedhor i degës së PDK-së do të dal me një reagim”, kanë thënë ai përmes telefonit.

Lexo po ashtu Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit

Ndërkaq, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se Sami Lushtaku me veturë zyrtare, 02Z, të Komunës së Skenderajt, ia ka pre rrugën e veturës së kryeministrit me qëllim sulmin ndaj tij.

Ndryshe, LVV ka mbajtur mbrëmë tubim elektoral në Skenderaj, aty pranë disa qytetarë kanë hedhur mjete piroteknike, derisa kanë ndërhyrë zyrtarët policorë. /Telegrafi/

Exit mobile version