Meta ka lansuar më 5 korrik aplikacionin e saj të bazuar në tekst, Threads, me të cilin synon të konkurrojë me platformën Twitter.
Shefi i Meta-s, Mark Zuckeberg i cili nuk ka bërë asnjë postim të vetëm në Twitter që nga viti 2012, hyri sot në rrjetin social për të bërë një postim epik, transmeton Telegrafi.
Ai publikoi një imazh viral të super-heroit të Marvel Comics, Spider-Man (një imazh i cili është shpërndarë me të madhe në kuadër të meme-ve në rrjetet sociale).
— Mark Zuckerberg (@finkd) July 6, 2023
Ndoshta, postimi ka të bëjë me ngjashmërinë që ka aplikacioni Threads me platformën Twitter, dhe në një formë për t’u tallur me pronarin e Twitter-it, Elon Musk.
Platforma e Meta-s është gjithashtu e bazuar në tekst, dhe mund të lejojë përdoruesit të bëjnë postime deri në 500 karaktere.
Threads gjithashtu ka edhe dizajn të ngjashëm me Twitterin.
Postimin e Zuckerberg e kishte ndarë në llogarinë e tij edhe gazetari Matt Navarra një nga ekspertët më të njohur të industrisë së mediave sociale në botë.
Zuckerberg’s last tweet was 11 years ago in 2012
Today he returned to Twitter to drop this tweet
— Matt Navarra (@MattNavarra) July 6, 2023
“Postimi i fundit i Zuckerberg ishte 11 vjet më parë në vitin 2012. Sot, ai hyri në Twitter për ta bërë këtë ‘tweet’”, shkroi Navarra. /Telegrafi/