Site icon Telegrafi

Partneri i Rihanna-s, ASAP Rocky insiston se fëmijët e tyre do të kenë fëmijëri normale

ASAP Rocky dhe Rihanna janë një dyshe tejet e komentuar duke qenë se janë edhe prindër të dy fëmijëve të tyre, RZA dhe Riot.

Reperi amerikan insiston se fëmijët e tyre do të kenë një fëmijëri normale pavarësisht famës që posedojnë çifti.

Kur një gazetar proklamoi se fëmijët e tyre nuk do të kenë një fëmijëri të njëjtë sikurse të tyren, ASAP Rocky e kundërshtoi dukshëm.

@billboard What are you doing if you see @A$AP Rocky, @Rihanna and the kids pull up to the corner store for some Arizona’s? 🤔 Watch A$AP walk through his Harlem neighborhood & more in his full Billboard cover story video at YouTube.com/Billboard #asaprocky #billboardcover #flacko #lordflacko #billboardhiphop #raptok #interview #nyc #harlem ♬ original sound – billboard

“Fëmijët e juaj me siguri nuk do të kenë fëmijëri të njëjtë sikurse e keni pasur ju. Fëmijët tuaj nuk do të mund të dalin në dyqan, pasi do të njihen si fëmijët e Rihanna-s dhe ASAP Rockyt”, i tha gazetari reperit amerikan.

Megjithatë, ASAP Rocky nuk hezitoi të indikonte që fëmijët e tij dhe të Rihanna-s do të kenë një fëmijëri normale.

“Normalisht që do të kenë fëmijëri të njëjtë. Edhe ata janë qenie njerëzore. Më lejo ta tregoj një video të vogëlushit RZA”, i ktheu ai reporterit. /Telegrafi/

Exit mobile version