Site icon Telegrafi

Partneri juaj ka shanse më të larta për t’u bërë i pasur nëse ka këtë tipar personaliteti

Zonja dhe zonjusha, dëgjoni. Nëse jeni duke kërkuar për një njeri që mund t’ju ofrojë siguri, mos u kënaqni me një burrë “ëndërrimtar”

Burrat dhe gratë kanë preferenca të ndryshme kur zgjedhin partnerin e jetës. Nëse dëshironi që njeriu juaj të jetë i pasur dhe i suksesshëm, më mirë kini parasysh një veçori unike për ata që janë të aftë të fitojnë pasuri në të ardhmen.

Si të kuptoni nëse burri juaj është i aftë të jetë ‘i pasur’

Disa gra mund të dëshirojnë të lidhen me dikë që është në gjendje të kujdeset për to dhe familjen, dhe nuk ka asgjë të keqe me këtë. Por si ta gjeni një partner të tillë?

Psikologia klinike Sadia Khan thotë se burrat që kanë një shans më të madh për të qenë të pasur, punojnë drejt kësaj, ndryshe nga “ëndërrimtarët”, të cilët besojnë pak si shumë në vetvete.

Ajo mendon se burrat me shumë “besim në vetvete” priren të bëjnë premtime boshe, sepse ata janë mjaft ëndërrimtarë dhe besojnë se gjithçka është e arritshme për sa kohë që ata mbështeten tek vetvetja.

Por këta janë ata që nuk arrijnë lartësi të mëdha në jetë sepse janë “delirantë” dhe u mungon një tipar me të cilin krenohen meshkujt më të suksesshëm, shkruan The focus.

Një burrë që nuk e ka problem të punojë nën një epror të caktuar dhe është i hapur ndaj kritikave konstruktive, punon shumë drejt arritjes së një suksesi pavarësisht sfidave dhe vështirësive, ka të ngjarë të “bëhet i suksesshëm” dhe të sigurojë familjen e tij.

Një gabim që bëjnë njerëzit e pasur

Ndërsa një burrë i suksesshëm dhe i pasur është i aftë të sigurojë familjen e tij, ata janë gjithashtu të prirur të bëjnë një gabim të zakonshëm.

Sadia argumenton se burrat e pasur mendojnë se një grua do të ishte besnike ndaj tyre për sa kohë që ai plotëson nevojat e saj. Por, problem qëndron se një grua “që dëshiron një jetë të mirë nuk kërkon intimitet emocional”.

Sado e diskutueshme të duket, psikologia beson se gratë që nuk janë të lidhura emocionalisht me partnerin e tyre kanë shumë më shumë gjasa të tradhtojnë, citon Anabel.

Pra, burrat që llastojnë gratë e tyre janë ata që janë në rrezik më të madh për t’u tradhtuar nga partneret e tyre. Ndërsa femrat që kërkojnë intimitet emocional presin me padurim të kalojnë më shumë kohë me partnerin e tyre, gjë që shumica e meshkujve të suksesshëm nuk mund ta ofrojnë dhe ata kanë më pak gjasa të përfundojnë së bashku. /Telegrafi/

Exit mobile version