Roma ka fituar në udhëtim te Parma me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të Serie A.
Giallorossët kanë vazhduar serinë pozitive në kampionat, pasi kanë fituar në një udhëtim të vështirë te Parma.
Golat në këtë fitore të klubit kryeqytetas u shënuan nga Bryan Cristante (58′) dhe Cengiz Under (75′).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mesfushori italian, Cristante, i cili u vlerësua me notë 8.4.
Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për sulmuesin mysafirë, Luca Siligradi që u notua me 5.8.
Parma:
Roma:
/Telegrafi/