Site icon Telegrafi

Paris Guri zgjedhet kryetar i Forumit Rinor të LDK-së

Forumi i Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës mbajti sonte Kuvendin e XI-të Zgjedhor, ku Paris Guri u zgjodh kryetar i ri.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se në këtë Kuvend morën pjesë 329 delegatë të zgjedhur nga degët e nëndegët e partisë.

Teksa tregoi një biografi të shkurtër për Gurin, i pari i LDK-së u shpreh i bindur se i njëjti do të prijë përgjegjshëm e me plot përkushtim në rolin e ri.

“Parisi është një studiues post-universitar i shkencave politike e integrimeve evropiane; një bursist i dalluar e aktivist i të drejtave të njeriut. Duke e njohur mirë nga afër si aktivist e si njeri, jam i bindur se ai do të prijë përgjegjshëm e me plot përkushtim në rolin e ri”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

“Jemi me fat që kaq shumë të rinj e të reja e kanë zgjedhur fillimisht aktivizimin politik si angazhim; e po ashtu LDK-në si adresë të këtij angazhimi. Ndaj tyre kemi obligimin e krijimit të hapësirës e përfshirjes në çdo nivel vendimmarrës”. /Telegrafi/

Exit mobile version