Site icon Telegrafi

“Më parë nuk pinte kështu…”, çfarë deklaroi 77-vjeçari para policëve pasi vrau djalin në Korçë

Foto: Ilustrim

Pas ngjarjes së rëndë e cila ndodhi pasditen e së premtes, në fshatin Zvezdë, ku humbi jetën 50-vjeçari H.B, babai i tashmë të ndjerit ka dhënë deklaratën e tij në polici.  

Burime nga policia bëjnë me dije se 77 vjeçari Shefki Bylykbashi në gjendje të rënduar psikologjike, ka pranuar vrasjen e të birit.

Ai ka deklaruar para policisë, se nuk ka pasur konflikt për asnjë arsye me të birin, por fakti që 50 vjeçari vinte në gjendje të dehur çdo ditë në shtëpi, ka bërë që të konfliktoheshin ditën e djeshme.

Lexo po ashtu Zbardhet ngjarja e rëndë në Korçë, babai dyshohet se vrau me çekiç djalin

“Më bezdiste shumë kohët e fundit, ai më parë nuk pinte kështu, por filloi të pinte çdo ditë. Nuk duroja dot më këtë sjellje. Nuk doja ta bëja këtë veprim, nuk doja ta vrisja, por nuk po më mbante më durimi, ma solli në atë pikë që nuk duroja dot më”, mësohet të ketë thënë ai. /Tch/Telegrafi/

Exit mobile version