Prokurorja Lile Stefanova u shpreh se dënimet për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ish-kreun e DSK-së, Sasho Mijallkov për rastin “Parcelat në Vodno” janë të ulëta.
Sipas saj, i rëndësishëm është konfiskimi i pronës duke shtuar se “tre banesa luksoze në “Panorama residence”, dy banesat në Bihaqka në të cilën ke jetuar Gruevski dhe tani jeton familja e tij, vendi ndërtimor në Vodno prej 2.700 metër katror, prona në Krueshvë dhe vendi që u konfiskua në moment që kapin shifrën prej 3 milionë eurove”.
“Me vendimin gjyqësor u vërtetua teza e Prokurorisë se i pandehuri Gruevski dhe të tjerët kanë kryer veprën penale të larjes së parave. Mendoj se Prokuroria në këtë rast ofroi dëshmi cilësore. sa i përket Gruevskit, u dëshmua se deri sa ka qenë kryeministër, ka vepruar në mënyrë korruptive, ka marrë pronë dhe nuk e ka paraqitur. Gjithashtu u dëshmua se në vitin 20212, përmes firmave, kompanive of-shore për vete ka blerë pronë në Maqedoni nga mjete ilegale”, u shpreh Stefanova.
Ajo shtoi se dënimet për Gruevskin dhe Mijallkovin janë të ulëta./Telegrafi/