Deri në mesditë Shqipëria do të mbetet në ndikimin e vranësirave dhe shirave të dendur në qendër dhe jug, por me vranësira dhe shira më të dobët parashikohen zonat veriore të vendit.
Shirat do të jenë kryesisht rrebeshe. Parashikohet që pasditja të sjellë zhvillim të mëtejshëm të vranësirave në veri dhe qendër të vendit duke gjeneruar shira në formë rrebeshi, ndërsa në zonat jugore shirat do të jenë të dobët.
Gjatë natës parashikohet dobësim i ndjeshëm i shirave në vend. Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale të ditës, më e ndjeshme kjo rënie do të jetë në vlerat maksimale.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi jugperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 4 ballë.
Pothuajse i gjithë kontinenti i Evropës do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme duke bërë që vranësirat dhe shirat të dominojnë në pjesën më të madhe të tij.
Konkretisht shira të dendura si edhe stuhi të forta ere do të përjetojnë: Vendet Mesdhetare, gadishulli i Ballkanit si edhe një pjesë e Europës veriore. Ndërsa me mot të kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare do të paraqitet situata e motit për gadishullin Iberik, brigjet e Egjeut si edhe Evropën Lindore. /Telegrafi/