Site icon Telegrafi

Parashikimi i motit për sot

Pjesa e parë e ditës do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta në të gjithë territorin shqiptar, përjashtuar zonat veriore dhe një pjesë të zonave qendrore të cilat do të dominohen nga vranësira duke rrezikuar shira të dobët dhe lokalë.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar zonat bregdetare të cilat do të mbeten vetëm me kthjellime.

Parashikohet që gjatë natës të ketë shtim të vranësirave duke rrezikuar shira të dobët dhe të izoluar në ekstremin verior. Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të mbeten të larta gjatë orëve të mëngjesit por mesdita do të sjellë rënie të temperaturave në të gjithë vendin.

Era do të vijojë të fryjë e lehtë me shpejtësi 18 km/h dhe drejtim Jugperëndimor dhe për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim i ulët. /Telegrafi/

Exit mobile version