Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale te gjata me diell.
IHMK njofton se, deri më 2 qershor nuk parashihen ndryshime rrënjësore sa i përket parametrave meteorologjik.
“Reshje shiu dhe shkarkime rrufesh do të përsëriten pothuajse çdo ditë por duke ndërruar lokacionet dhe intensiteti i reshjeve do te jetë i ndryshueshëm. Në shumë zona të kufizuara të Dukagjinit parashihet që reshjet të përcjellën me stuhi dhe breshër”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, IHMK bën të ditur se reshje breshëri mund të ketë dhe në rrafshin e Kosovës, kryesisht në verilindje dhe juglindje duke përfshirë zona të kufizuara.
Sa i përket temperaturave ato do të shënojnë rritje të lehta në vlerat e mesditës. Do të fryje erë kryesisht nga juglindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-11m/s. /Telegrafi/