Los Angeles Lakers ka marrë një tjetër fitore në derbin e qytetit ndaj LA Clippers, të dytën radhazi brenda dy dite.
Të udhëhequr nga dyshja Luka Doncic e LeBron James, Lakers triumfuanme rezultat 108:102.
Ylli slloven Luka Doncic shkëlqeu me 29 pikë me gjashtë kërcime dhe nëntë asistime, duke konfirmuar se është rikthyer në formë.
LeBron James shtoi 17 pikë me nëntë asistime, ndërsa në anën tjetër Kawhi Leonard shënoi 33 pikë me 10 kërcime.
Lakers me këtë fitore është ngritur në pozitën e dytë në Konferencën e Perëndimit me bilanc prej 38 fitoreve e 18 disfatave. /Telegrafi/