Site icon Telegrafi

Paraqitje shumë e mirë e Edon Zhegrovës në derbin ndaj Marseille – vlerësohet me notë të lartë

Lille ka shënuar fitore me rezultat 3-1 në derbi ndaj Marseille që u zhvillua në kuadër të javës së 28-të në elitën e futbollit francez.

Lille ishte skuadra më e mirë në fushë që nga minuta e parë e këtij takimi, duke mos vënë në dyshim për asnjë moment fitoren.

Golat për vendasit në këtë takim i shënuan Jonathan David, Remy Cabella dhe Gabriel Gudmundsson, ndërsa për Marseille shënoi Pierre Emerick-Aubameyang.

Ndonëse kësaj radhe nuk e gjeti rrugën e golit, Edon Zhegrova përsëri ishte njëri ndër lojtarët më të mirë në fushë, duke u vlerësuar me notë të lartë nga Sofascore.

Lexo po ashtu “Kombëtaren siç nuk e keni parë asnjëherë tjetër”, FFK kërkon ta ndiqni në TikTok me një video me lojtarët që shkrihen së qeshuri

Për 88 minuta lojë, Zhegrova u vlerësua me notën 7.6, teksa ka goditur një herë shtyllën, ka bërë dy pasime kyçe si dhe ka kompletuar dy driblime.

Ai pati gjithashtu dy harkime të sakta, si dhe tetë duele të fituara ndaj kundërshtarëve në fushë.

Për Zhegrovën kjo ishte paraqitja e 27-të këtë sezon në Ligue 1, ndërsa deri në këto momente ai numëron pesë gola dhe po aq asistime./Telegrafi/

Exit mobile version