Trent Alexander-Arnold kishte një paraqitje shumë të dobët ndaj Manchester United, në derbin që u mbyll 2-2.
Mbrojtësi i djathtë ishte i dobët në mbrojtje, duke humbur pozicionin e tij gjatë gjithë kohës, ndërsa performanca e tij në sulm nuk ishte shumë më e mira.
Për paraqitjen e mbrojtësit të djathtë ka folur edhe trajneri Arne Slot, i cili në komentet e tij, ishte shumë i kujdesshëm dhe i sjellshëm ndaj lojtarit.
“Trent ka luajtur kryesisht lojëra shumë të mira për klubin. Sot nuk ishte ndeshja e tij më e mirë… Ndonjëherë Gravenberch nuk ishte mjaft afër tij, kështu që ishte një situatë dy-me-një”, deklaroi Slot.
Arne Slot has provided his #LIVMUN assessment 💬
— Liverpool FC (@LFC) January 5, 2025
Pas ndeshjes, kapiteni Van Dijk kritikoi mbrojtjen, por nuk përmendi asnjë emër.
“Mënyra se si i pësuam të dy golat ishte e papranueshme dhe dembele. Ato nuk duhet të ndodhin”, deklaroi holandzi.
‘We’ll learn from it’ – the skipper on #LIVMUN 💬
— Liverpool FC (@LFC) January 5, 2025
Por Van Dijk u pa gjatë ndeshjes duke bërtitur ndaj Alexander-Arnold pas një serie gabimesh të tij.
Mbrojtësi është në bisedime me Real Madridin dhe ish futbollisti i njohur Roy Keane, nuk humbi mundësinë që të godas Alexander Arnoldin.
“Po flasim që Trent të shkojë në Real Madrid, ai do të shkojë te Tranmere Rovers pas kësaj paraqitje”, deklaroi ai me shaka.
Roy Keane didn’t hold back on Trent Alexander-Arnold’s defending 😳 pic.twitter.com/6z2xOfDGzP
— ESPN FC (@ESPNFC) January 5, 2025
Liverpooli edhe pas këtij barazimi mbetet lider me 46 pikë, gjashtë më shumë se sa Arsenali që është në vendin e dytë, por ka një ndeshje më shumë të zhvilluar./Telegrafi/