Është publikuar paraqitja e parë e shkurtër e vazhdimit të radhës të filmit fantastiko-shkencor, “X Men”.
Derisa në filmin “X Men: Apocalypse” u paraqit për herë të parë , në rolin e Jean Grey, edhe në vazhdimin e ri, “X Men: Dark Phoenix”, do të mund t’i shihni peripecitë tjera të saj.
Në këtë paraqitje të shkurtë të filmit të Marvel tregohet fëmijëria traumatike e Jean Grey, me fokus në aksidentin e komunikacionit, ku i humb prindërit.
Megjithatë, protagonistja nuk është në gjendje t’i kontrollojë superfuqitë e saj dhe nga këtu fillon ngjarja e vërtetë.
Natyrish se në këtë paraqitje të shkurtër tregohen edhe disa prej protagonistëve të tjerë kryesore.
Ndër ta janë Jennifer Lawrence, Michael Fassbender e James McAvoy në rolet e Mystique, Magnet dhe Profesorit X.
NME bën të ditur se filmi “X Men: Dark Phoenix” pritet të jepet premierë më 14 shkurt të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/