Vlera e Bitcoinit është rritur më shumë se 74 për qind që nga fillimi i vitit, por se kriptovaluta më e popullarizuar në botë mund të dyfishohet më shumë, thekson Bob Ras që është bashkëthemelues i kompanisë Sologenic.
Sipas Ras, në arsye e rritjes do të procesi i përgjysmimit i cili ka për qëllim shkurtimin e ofertës, duke shkaktuar rritjen e çmimeve.
“Kur të fillojë përgjysmimi i Bitcoinit, ka të ngjarë të jemi në rrugë të mirë për të arritur nivelin më të lartë të të gjitha kohërave”, thotë Ras.
Kjo do të thotë që Bitcoin kalon nivelin e 67 mijë dollarëve të arritur në nëntor 2021 nga rreth 28 mijë dollarë që është tani.
Rezerva Federale rriti normat për të dhjetën herë radhazi, por Wall Street pret gjerësisht që kjo të jetë rritja e fundit e këtij cikli shtrëngues.
Treguesit teknikë sugjerojnë rritje të Bitcoinit në pjesën tjetër të vitit.
Standard Chartered publikoi një raport që thoshte se Bitcoin mund të rritet në 100 mijë dollarë nga mesi i vitit të ardhshëm dhe Matrixport parashikoi që kjo kriptovalutë mund të arrij në 65 mijë dollarë deri në prillin 2024. /Telegrafi/