Eksperti David Tice ka paralajmëruar se kjo është një periudhë shumë e rrezikshme për të investuar në Bitcoin.
Tice është i bindur se një rënie e tregut është e pashmangshme.
Eksperti po inkurajon investitorët të peshojnë rreziqet.
“Mundohuni të fitoni 3 për qind deri në 5 për qind fitime afatshkurtra ndërsa luftoni me kërcënimin e një tërheqje prej 40 për qind”, u shpreh Tice, duke shtuar se është një bast që nuk ia vlen të merret.
Ai thotë se është veçanërisht i shqetësuar për Big Tech dhe aksionet FAANG, të cilat përfshijnë Facebook, Apple, Amazon, Netflix dhe Alphabet, i njohur më parë si Google.
“Shumë para janë hedhur tek Alphabet dhe Microsoft, Apple dhe Facebook, Twitter, etj. Kostot po rriten në atë sektor”, vuri në dukje ai. /Telegrafi/