Poezi nga: Raymond Carver
Përktheu: Fadil Bajraj
Në mënyrë që njeriu të mos bie ndesh me ligjin.
Që gjithmonë ta përdorë emrin e vet dhe numrin e telefonit. Të jetë dorëzan për miken dhe që të mos t’ia ndiejë po qe se mikja e braktis qytetin.
Të shpresojë, në fakt, se ajo do të shkojë T’i japë ca para nënës Edhe fëmijëve të vet dhe nënës së tyre.
Që mos t’i kursejë. Ai dëshiron
që t’i shpenzojë me mend para se t’i bëjë rrush e kumbulla. Të blejë tesha me to.
Ta paguajë qiranë dhe shërbimet publike.
Të blejë ushqim dhe ndonjë gjë tjetër.
Të dalë për darkë kur t’i teket.
Dhe të jetë gjithçka në rregull kur të porositë çfarëdo jashtë menysë!
Të blejë drogë kur ia kënda.
Të blejë automobil. Po qe se prishet,
ta rregullojë. Ose edhe më mirë
të blejë një tjetër. E sheh atë
anije? Ai do të mund ta
blinte sa çel e mbyll sytë. Dhe të lundrojë
rreth e rrotull Hornit, duke kërkuar
shoqëri. Ai e njeh një vashë
në Porto Alegre që do të donte
ta shihte në anijen e vet, plot me vela,
dhe të ankorohet në port për të.
Tipi që do të mund ta kalonte gjithë atë rrugë
për ta parë atë. Sall për shkak se i pëlqente qeshja e zëshme e saj, dhe mënyra si tund flokët. /Revista “Akademia”/