Ky është momenti i çuditshëm kur një paraglajder dalloi një qen që endej në majë të Piramidës së Madhe të Gizës, pasi u ngjit për t’ju lehur zogjve.
Pamjet e filmuara nga ajri, që tani janë bërëvirale në rrjetet sociale, shfaqin qenin mbi dikur strukturën më të lartë të ndërtuar nga njeriu rreth 4 mijë vite më parë, transmeton Telegrafi.
Alex Lang po ngjitej mbi Piramidën e Madhe, më e madhja nga tre në Giza të Egjiptit, kur vuri re lëvizje në majën e sa më 14 tetor.
Përmes objektivit të kamerës, vërejti qenin në strukturën me tulla, kurse të gjithë ata që panë videon mbetën të habitur kur panë qenin.
Lang tha se qeni po u lehte zogjve që po fluturonin mbi kokën e tij. Ai e shpërndau videon që deri më tani ka marrë 592,300 pëlqime. /Telegrafi/