Gjykata Themelore në Mitrovicë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të riut, i cili dyshohet se ka dhunuar seksualisht një 71-vjeçare në Skenderaj.
Rasti më 4 nëntor të këtij viti, ndërsa i dyshuari është arrestuar gjashtë ditë më vonë.
“Gjykata ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe të dyshuarit i ka caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaji”, ka thënë për Telegrafin, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.
Ndryshe, Policia e Kosovës më 9 nëntor të këtij viti pati njoftuar se një grua në Skenderaj është dhunuar. E njëjta bëhej e ditur se është dërguar në ekzaminim mjekësor.
“Skenderaj 04.11.2022 – 14:30. Me 06.11.2022 është raportuar se viktima femër kosovare është dhunuar nga një i dyshuar mashkull i panjohur. Me 07.11.2022 viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor”, thuhej në raport. /Telegrafi/