Site icon Telegrafi

Paraburgim ndaj një personi në Ferizaj, dyshohet për blerje dhe shitje të narkotikëve

Ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj të enjten ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit me inicialet E.M., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Sipas njoftimit të gjykatës, më 1 nëntor 2022 në një rrugë të Ferizajt, i pandehuri pa autorizim ka blerë dhe poseduar me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, ose ofrimit për shitje substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë.

Në të njëjtën ditë, me rastin e kontrollit nga ana e zyrtarëve policorë, të pandehurit i është gjetur dhe sekuestruar një sasi e substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuan, e ndarë në sasi të vogla dhe e përgatitur për shitje, duke vendosur në shtatë foli alumini në sasi prej 6.87 gram dhe një qese tjetër najloni në sasi prej 13.16 gram.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Ilir Bytyqi, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se më 1 nëntor 2022, në një rrugë të Ferizajt, i pandehuri pa autorizim ka blerë dhe poseduar me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, ose ofrimit për shitje substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, në atë mënyrë që ditën kritike, me rastin e kontrollit nga ana e zyrtarëve policor, është gjetur dhe sekuestruar një sasi e substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuan, e ndarë në sasi të vogla dhe e përgatitur për shitje, duke vendosur në shtatë (7) foli alumini në sasi prej 6.87 gram dhe një qese tjetër najloni në sasi prej 13.16 gram”, thuhet në komunikatën për media.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version