Drenica dhe Gjilani kanë luajtur baras pa gola 0-0 në ndeshjen e xhiros së tretë në Albi Mall Superligë.
Pjesa e parë nuk dhuroi edhe shumë me të dy skuadrat që ishin të kujdesshme.
Një penallti u akordua pasi Osman Mëziu u pengua në zonë, por gjyqtari pasi pa VAR-in anuloi gjithçka, pasi sulmuesi kishte simuluar.
Në pjesën e dytë rastin më të mirë e kishte Besfort Dervishaj që gjuajti bukur, por topi shkoi jashtë.
Të dy skuadrat e mbyllën ndeshjen me nga dhjetë lojtarë, pasi Arbnor Ramadani dhe Armend Arbazi u ndëshkuan me karton të kuq
Gjilani është lider me 7 pikë pas kësaj ndeshje, ndërsa Drenica mori pikën e parë këtë edicion. /Telegrafi/