Site icon Telegrafi

Papunësia në vendet e OECD-së bie për të katërtin muaj radhazi

Shkalla e papunësisë në zonën e vendeve të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) ka rënë për të katërtin muaj radhazi.

Siç njofton OECD, norma ra 0.1 pikë përqindje në 6 për qind në bazë mujore në gusht, megjithatë, mbetet 0.7 pikë përqindje mbi normën para-pandemisë COVID-19.

Numri i të papunëve në të gjithë zonën ra me 1 milion në 39.7 milionë që është 4.3 milionë më shumë se niveli para pandemisë. Në pjesën e Eurozonës, norma ishte 7.5 për qind për qind në gusht, pak më e ulët nga 7.6 për qind sa ishte në korrik.

“Janë regjistruar rënie prej 0.3 pikë përqindjeje ose më shumë në Greqi në 13.2 për qind, Finlandë në 7.2 për qind, Spanjë në 14.0 për qind, Letoni në 7.1 për qind dhe Lituania në 7.2 për qind”, thuhet në deklaratë.

Jashtë Eurozonës, rëniet më të mëdha ishin në Kolumbi me 12.7 për qind, Kore e Veriut me 2.8 për qind, Kanada në 7.1 për qind dhe SHBA në 5.2 për qind.

Papunësia te të rinjtë u rrit lehtë në 12.5 për qind ​​nga 12.4 për qind nga një muaj më parë. /Telegrafi/

Exit mobile version