Një familje amerikane ka shkaktuar një situatë kaotike në një aeroport të Izraelit, pasi që gjatë kontrollit treguan se kanë me vete një predhë artilerike të pashpërthyer.
Siç raporton BBC, ata kishin marrë predhën me rastin e një vizite në Golan, ku ishin zhvilluar luftime të ashpra midis Izraelit dhe Sirisë, transmeton Telegrafi.
Një video amatore që po qarkullon në rrjetet sociale, shfaq turmën të kapluar nga paniku duke vrapuar në të gjitha anët.
תיעוד: בהלה בנתב"ג בעקבות חשש מחפץ חשוד. לאחר בדיקות הוכרז על חזרה לשגרה@sharonidan pic.twitter.com/pOMLp3oaeC
— כאן חדשות (@kann_news) April 28, 2022
Megjithatë kësaj familje i është lejuar të futen në aeroplan, pasi ishin marrë në pyetje nga sigurimi dhe ishte qartësuar gjithçka. /Telegrafi/