Një panelist konservator u nxjerr nga një emision i CNN, pas një shkëmbimi të egër me një komentator liberal rreth tubimit të diskutueshëm të Trump në qytetin e Nju Jorkut.
Ryan Girdusky, themeluesi i Projektit PAC të 1776, i tha komentatorit të krahut të majtë britaniko-amerikan Mehdi Hasan, “shpresoj që pejxheri juaj të mos fiket”, kur Hasani përmendi se ishte mbështetës i të drejtave palestineze, transmeton Telegrafi.
Girdusky dukej se po i referohej Hezbollahut – organizatës terroriste iraniane – e cila pësoi humbje masive kur izraelitët shpërthyen eksplozivët e fshehur brenda pejxherwve të tyre në Liban.
Paneli në emisionin e CNN të Abby Phillip po diskutonte për retorikën e zjarrtë të përdorur në Madison Square Garden, kur dyshja eskaluan në debat.
“Problemi im është, e kuptoj, askush nuk dëshiron të quhet nazist, është shumë nxitës. Por nëse nuk doni të quheni nazist, ndaloni së bëri”, tha Hasan.
Në atë moment Girdusky e ndërpreu, duke vënë në dukje se Hasani – i cili shpesh ka folur kundër Izraelit – është quajtur një antisemit më shumë se kushdo në tavolinë.
Hasani vuri në dukje se ai ishte përkrahës i palestinezëve, kur Girdusky tha: “Epo, shpresoj që pejxheri juaj të mos fiket”.
Duke parë Filipin, Hasani e pyeti: “A thua se duhet të vdes? Thjesht ke thënë se duhet të vritem”.
“Jo, jo nuk e thashë këtë”, u përgjigj Girdusky.
Më pas ai iu drejtua Phillip-it, duke e pyetur: “A tha i ftuari juaj thjesht se duhet të vritesha në televizion direkt”. /Telegrafi/