Deontay Wilder fitoi ndaj Luis Ortiz në rundin e 10 me nokaut teknik dhe arriti të mbrojë titullin në WBC për pesha të rënda.
Nga 40 meçe Wilder ka 40 fitore, 39 me nokaut dhe vazhdon të jetë i pamposhtur. Me këtë rast, ai ia shkaktoi Ortizit humbjen e parë në karrierë pas 28 fitoresh që kishte nga 28 përballje (24 me nokaut).
Tani 32-vjeçarit i është hapur rruga të luftojë me Anthony Joshuan, ndërsa më poshtë keni komentimin e përballjes rund pas rundi:
Rundi 1: Të dy boksierët e filluan më ashpër sa që pritje, Oritz befasoi me kundërpërgjigjet që ia bëri Wilderit dhe mund të themi se ky rund i takoi kubanezit.
Rundi 2: I nervozuar se i pari nuk i shkoi sipas planit, Wilder u kthye i motivuar duke i dhënë goditjet e para serioze Ortizit dhe ky rund i takoi amerikanit.
Rundi 3: Ishte rundi kur të dy boksierët u treguan më të kujdesshëm dhe për gjyqtarët ishte rundi më i vështirë deri më tani për të vendosur se cili ishte më i mirë. Por, për një nuancë mund të themi se ky tre minutesh i takoi ‘King Kongut’.
Rundi 4: Wilder e filloi me një goditje të mirë me të djathtën, por Ortiz me përvojën e tij arrite të mbahej mirë dhe pastaj të dilte nga situata e vështirë. Me energjitë e mbetura të një 38-vjeçari sekondat e fundit Ortiz i ktheu në të mirë të tij. Rundi mund te themi se i takoi Ortizit.
Rundi 5: Oritz e filloi mirë duke i dhënë disa grushte të lehta 32 vjeçarit amerikan. Ortiz ishte në nivel deri në sekondat e fundit, Wilder për një moment i tregoi se ai duhet të qëndrojë me këmbë në tokë dhe pesë sekonda pa përfunduar rundi e rrezoi Ortizin.
https://www.youtube.com/watch?v=-wfEp5dj9ng
Rundi 6: Edhe zyrtarisht dyshja janë nxehur. Grushte, inat, teknikë dhe maturi, por secili dëshironte që ky rund të përfundonte pa ndonjë rrëzim. Ky rund i takoi Wilderit, i cili ka vitet në anën e tij dhe po arrin të mbahet më mirë.
Rundi 7: Lodhja është shfaqur, minuta e parë shkoi pa parë diçka, i dyti me disa tentime nga Wilder, në minutën e fundit të rundit Ortiz mblodhi gjithë fuqitë dhe lëshoi një mori gjuajtjesh ndaj Wilderit, ky i fundiy mezi qëndronte në këmbë. Dukshëm rundi i takoi ‘King Kongut’ nga Kuba.
https://twitter.com/TheSportsJunky1/status/970150814252785664
Rundi 8: Ortiz me dëshirën e madhe për të rrëzuar Wilderin vazhdon dominin në ring. Ishte një rund më i qet se ata paraprak, por i takoi Ortizit.
Rundi 9: Kujdesi ishte kryefjala e këtij rundi, Wilder mori diçka më shumë nga ky rund pasi sekondat e fundit i takuan atij. Amerikani lëshoi një mori goditjesh drejt Ortizit, por kubanezi arriti të qëndrojë në këmbët e tij.
Rundi 10: Tani mosha filloi të bëjë të vetën dhe 32 vjeçari Wilder dhezi turbinat një herë e mirë dhe rrëzoi dy herë Ortizin dhe gjyqtari ndali meçin. 38 vjeçari nga Kuba qëndroi i shtrirë për disa minuta deri sa mori vetën.
FITUES: Wilder, radha për Joshuan?. /Telegrafi/