Site icon Telegrafi

Panairi i automjeteve në Vancouver largon stendën e Tesla

Tesla nuk do të ketë stendë në Panairin Ndërkombëtar të Automobilave në Vancouver. Vendimi u shpall nga Eric Nicholl, drejtor ekzekutiv i panairit që hapet sot në Qendrën e Kongreseve të Vancouverit.

Nicholl shpjegoi se prodhuesi amerikan i automjeteve ka marrë këshilla të shumta për t’u tërhequr vullnetarisht nga ekspozita.

Në shpjegim të thjeshtë, prodhuesi amerikan i automjeteve elektrike është – përjashtuar.

“Pritshmëria kryesore e Panairit të Automobilave të Vancouverit është siguria e vizitorëve, ekspozuesve dhe stafit”, shtoi Nicholl.

“Ky vendim do të sigurojë që të gjithë pjesëmarrësit të mund të përqendrohen ekskluzivisht në shijimin e shumë elementeve pozitive të ngjarjes”, pohoi ai.

Kanadezët kanë nisur një valë protestash nën emrin “Tesla Takedown” për të dënuar drejtorin ekzekutiv Elon Musk dhe rolin në administratën e presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Qindra njerëz morën pjesë në protestën kundër Teslës në Vancouver të shtunën e kaluar, përpara sallës së shitjes së markës.

Siç e dini, marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kanadës në ditët e fundit nuk janë aspak ideale. /Telegrafi/

Exit mobile version