Sllovakia ka dorëzuar katër aeroplanët e parë MiG-29 nga 13 sosh që i ka premtuar Ukrainës ndërsa pjesën tjetër do ta dorëzojë në javët e ardhshme.
Ishte anëtari i dytë i NATO-s që premtoi aeroplanë luftarakë për Ukrainën, pasi Polonia tha se do të dërgonte gjithashtu një grup aeroplanësh të kohës së Bashkimit Sovjetik.
Një video që tregon procesin e transferimit nga Sllovakia është publikuar nga forcat e armatosura sllovake.
Ndërkohë, ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksy Reznikov ka reaguar rreth dërgimit të aeroplanëve nga shteti sllovak.
Ai e krahasoi atë lëvizje me “zogjtë që kthehen gjatë pranverës në Ukrainë”.
Ndryshe, Ukraina do të marr edhe tanke të fuqishme gjermane dhe amerikane gjatë javëve të ardhshme për çliruar vendin nga pushtimi rus. /Telegrafi/
🔴 4 STÍHAČKY #MIG29s SME ÚSPEŠNE ODOVZDALI UKRAJINSKÝM BRATOM V ZBRANI.
🔴 WE SUCCESSFULLY HANDED OVER 4 #MIG29s FIGHTERS TO UKRAINIAN BROTHERS 🫡 @GeneralStaffUA @KpsZSU #WeAreNATO pic.twitter.com/Y5ZfpgveXe— Ozbrojené sily Slovenskej republiky (@ozbrojenesily) March 23, 2023