Site icon Telegrafi

Pamjet tregojnë se si shkatërrohet një tank rus i tipit T-80

Pamjet e shpërndara nga mediumi Nexta tregojnë momentin kur një tank rus u shkatërrua në zonën Kupiansk.

Bazuar në atë që shihet në video tanku rus i tipit T-80 duket se u godit nga një dron kamikaz, transmeton Telegrafi.

Nuk dihet se kur janë xhiruar këto pamje dhe detaje të tjera nuk janë bërë të ditura.

Ukraina thuhet se ka filluar kundërofensivën e saj të shumëpritur derisa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri sot të ditur se po zhvillohen veprime kundërsulmuese dhe mbrojtëse. /Telegrafi/

Exit mobile version