Në disa pamje që po vazhdojnë të qarkullojnë në rrjetet sociale shihet se si një numër i madh veturash Tesla janë dëmtuar.
Në raste të ndryshme, autoritetet amerikane tashmë kanë nisur hetimet për disa ngjarje të tilla.
Dhe një reagim në lidhje me incidentet e fundit ndaj Tesla-s, ka ardhur edhe nga Elon Musk.
Ai i denoncoi aktet e vandalizmit gjatë një interviste për Fox News, duke theksuar se situata kishte arritur nivele të papara dhe duke fajësuar pjesërisht të majtën politike.
Por pasojat për Musk nuk kanë përfunduar me kaq.
🤯 Wow! Climate activists vandalized a Tesla dealership in Montreal, Canada to protest against “climate denial” despite the fact that Teslas are electric vehicles. pic.twitter.com/1DkVGIxCKQ
— NEXTA (@nexta_tv) March 20, 2025
Ndërkohë, investitori Ross Gerber shprehu shqetësimin se Tesla po përballet me një krizë, duke përmendur si arsye mungesën e përkushtimit të Musk ndaj kompanisë pas blerjes së X dhe publicitetin negativ të shkaktuar nga aktiviteti i tij në rrjetet sociale.
Ai vuri në dukje se reputacioni i Tesla-s është dëmtuar ndjeshëm, ndërsa vlera e kompanisë ka pësuar rënie. /Telegrafi/