Site icon Telegrafi

Pamje të frikshme: Momenti kur guri gjigant rrokulliset përskaj veturave në rrugën Podujevë – Prishtinë

Një incident që ka mundur të jetë më fatalitet, ka ndodhur në rrugën Prishtinë Podujevë, konkretisht në fshatin Lupç i Poshtëm.

Në një video që ka siguruar Telegrafi, shihet teksa një ekskavator po mihte dheun në kodrën përskaj rrugës, te vendi i quajtur “Kulina”, një gurë gjigant është rrokullisur dhe ka rënë në rrugë të cilën po qarkullonin veturat.

Edhe pse ende nuk ka njoftim zyrtar nëse ky veprim ka qenë i planifikuar dhe moderuar nga kompania “Bageri”, në video shihen veturat janë të ndalura.

E në momentin që guri rrokulliset guri gjigant, shoferët dalin nga veturat e tyre.

Ndryshe, qytetarët e kësaj pjese vazhdimisht janë ankuar për zvarritje të procesit të rregullimit të kësaj rruge.

Sipas dosjes së tenderit, rruga Prishtinë-Podujevë është dashur të përfundojë në fund të muajit gusht, por kjo nuk ka ndodhur.

Punimet në këtë rrugë kanë filluar me 3 korrik 2023 e finalizimi i tyre është paraparë të bëhet për 425 ditë, rrjedhimisht 31 gusht të këtij viti.

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka deklaruar se kjo rrugë do të përfundojë gjatë mandatit të tij./Telegrafi/

Exit mobile version