Katër persona janë lënduar gjatë një ngjarje në Oregon të SHBA-së të shtunën në mbrëmje pasi një dem u hodh mbi një gardh gjatë ngjarjes finale dhe sulmoi spektatorët.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur pak para orës 22:00 të shtunën më 8 qershor.
Autoritetet kanë aktivizuar menjëherë planin e reagimit ndaj urgjencës.
Profesionistët reaguan shpejt dhe e mbajtën në mënyrë të sigurt demin dhe e futën në “strehimoren” e tij.
Ata kanë thënë se demi nuk po ndiqte askënd në turmë dhe thjesht ishte i trembur dhe po përpiqej të kthehej te bagëtitë e tjera.
Theksohet se katër persona pësuan lëndime të lehta si pasojë e sulmit të demit, dy prej të cilëve u dërguan në një spital lokal për trajtim të mëtejshëm, por që atëherë janë liruar dhe janë kthyer në shtëpi. /Telegrafi/