Site icon Telegrafi

Pamje për së afërti të një aksioni ku ushtarët ukrainas po luftonin për t’i zmbrapsur trupat e Wagnerit në periferi të Bakhmut

Luftime të ashpra po vazhdojnë në qytetin Bakhmut të Ukrainës nga ku Rusia është përpjekur me muaj për ta uzurpuar.

Megjithatë ushtarët ukrainas nuk po dorëzohen duke u zotuar se nuk do ta lëshojnë. Guximi i ushtarëve ukrainas po dëshmohet edhe përmes kësaj videoje që tregon një përballje midis ushtarëve të Ukrainës dhe trupave të grupit Wagner, transmeton Telegrafi.

Pamjet u xhiruan diku në periferi të qytetit Bakhmutit.

Me këmbëngulje, ushtarët të cilët po qëndronin në pozicionin e tyre po i zmbrapseshin sulmit të grupit Wagner. /Telegrafi/

Exit mobile version