Disa qytetarë të komunitetit serb janë mbledhur para objektit të Komunës së Zubin Potokut.
Raportohet se serbët në Zubin Potok janë mbledhur për të ndaluar kryetarin e ri të kësaj komune Izmir Zeqiri për të hyrë në objektin e komunës.
Edhe Policia e Kosovës para pak minutash doli me një informacion zyrtar në lidhje me këto zhvillime në veri.
Policia e Kosovës ka konfirmuar angazhimet policore në mbarëvajtje të sigurisë në veri të vendit, dike bërë të ditur se po asistojnë kryetarët e komunave në veri, si në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse.