Site icon Telegrafi

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Tifozët e Liverpool janë të indinjuar pasi panë një kënd të golit të barazimit të vonë të Evertonit në derbin Merseyside.

Një gol i diskutueshëm i vonë nga kapiteni, James Tarkowski, siguroi një barazim 2-2 në derbin e fundit të Merseyside që do të luhej ndonjëherë në Goodison Park.

Goli fillimisht u kontrollua për pozicion jashtë loje dhe më pas për një faull të mundshëm, por në fund u pranuar, duke bërë që dy skuadrat të ndajnë pikët.

Por pas ndeshjes, tifozët e Liverpoolit janë drejtuar në rrjetet sociale për të shprehur zemërimin dhe mosbesimin e tyre pasi kanë parë një kënd të ri të golit.

Menjëherë pas ndeshjes, një pamje nga kontrolli i VAR-it doli në internet që duket se tregon mbrojtësin e Liverpoolit, Ibrahima Konate, duke u drejtuar nga golashënuesi i parë i Evertonit, Beto, duke e ndaluar atë të largonte topin potencialisht përpara se Tarkowski ta godiste atë.

Lexo po ashtu Liverpooli lëshon fitoren nga dora përballë Evertonit

Duke reaguar ndaj fotos, një fans shkroi: “Mendova se ishte një faull ndaj Konates, nuk kishte gjasa që të jepej në rrethana të tilla”.

Ndërsa një tjetër pranoi: “Ishte një faull, por nuk pritej që të rishikohej ai rast”.

Dhe një tjetër shkroi: “Shiko nuk do të ndryshojë rezultati, por përsëri nuk më intereson se çfarë thotë ndokush, sepse ishte faull ndaj Konates”.

Edhe tifozi i Manchester United, Mark Goldbridge argumentoi : “Natyrisht i lumtur me atë gol të Evertonit, por edhe si tifoz i United është një faull ndaj Konates. Nuk mund të largosh dikë nga topi ashtu”.

Goli i kapitenit të Evertonit, James Tarkowski në minutën e 98-të kundër Liverpoolit, çoi në përfundimin e ndeshjes 2-2. /Telegrafi/

Exit mobile version