Site icon Telegrafi

Pamje nga ceremonia e dasmës së Adrit me Ilirianën

Adri Rrogaqi dhe Iliriana Sadriu ditën e sotme (e diel) i kanë dhënë fund beqarisë.

Çifti i famshëm kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni luksoze.

Të ftuar në dasmë kanë qenë edhe ish-konkurrentët e tjerë të Big Brother si: Azem Gagica, Alba Vukaj, Santiana Maloku, Monika Salihu, Kader Kicaj, Meti Alshiqi, Blero etj.

Foto: Screenshot/Instagram

Dasma ka vazhduar me elemente tradicionale, teksa hyrjen bukuroshja e ka bërë bashkë me të atin.

Atmosfera po ashtu është e zjarrtë me artistë të cilët po performojnë në këtë aheng.

Foto: Screenshot/Instagram

Adri dhe Iliriana ishin dy nga banorët shumë të dashur për publikun gjatë kohës sa ishin në Big Brother.

Ata fituan zemrat e të gjithëve, ndonëse në verë kanë qenë shumë të pranishëm me dasma dhe ahengje. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram
Foto: Screenshot/Instagram
Exit mobile version