Prej gati tre muajsh, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndodhet në burgun “313” në Tiranë.
Gazetari Bledi Mane ka siguruar një video ku shihet ish-presidenti duke bërë ecje në ambientet e ajrosjes së burgut, në oborrin e brendshëm.
Meta, i njohur për pasionin e tij për natyrën dhe ngjitjet malore, duket se po mundohet të ruajë regjimin e tij stërvitor edhe në kushtet e izolimit.
Arrestimi i tij u krye në tetor të vitit të kaluar me urdhër të SPAK, ku ai akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këto akuza kanë shkaktuar një valë debatesh dhe reagimesh në arenën politike shqiptare, njofton Telegrafi.