Telegrafi

Pamje nga Brazili si në filma aksion – kamioni i afrohet veturës nga pas – e godet dhe e largon nga rruga

Video si kjo të kujton shumë ndonjë film aksion.

Shoferi dhe bashkëudhëtari në makinë as nuk mund të ëndërronin se çfarë do të ndodhte me ta një moment pasi kamioni iu afrua.

Dhe ndërsa personi tjetër po e filmonte, kamioni fillon një manovër parakalimi, e cila do të kujtojë shumë prej filmit të ‘Spielberg’ nga fillimi i viteve 1970, filmin Duel, transmeton Telegrafi.

Ka një përplasje me makinën, domethënë, kamioni fjalë për fjalë e shtyu makinën nga rruga dhe vazhdoi të ngiste makinën sikur asgjë nuk kishte ndodhur.

Për fat të mirë në aksident, askush në makinë nuk u lëndua.

Media lokale braziliane Globo raportoi se kamioni u ndalua nga policia ushtarake, 30 km larg, afër qytetit të Cipa.

Policia testoi shoferin për alkool dhe përcaktoi se ai kishte një sasi të paligjshme alkooli në gjak.

55-vjeçari u arrestua menjëherë dhe mori një dënim të konsiderueshëm.

Atij gjithashtu iu mor leja e kerrit për 1 vit.

Videon e aksidentit mund ta shihni më poshtë. /Telegrafi/

Attempted murder. from r/IdiotsInCars