Site icon Telegrafi

Pamje mbresëlënëse, minjtë i japin njëri-tjetrit ndihmën e parë

Në një zbulim të jashtëzakonshëm, shkencëtarët kanë vërejtur se minjtë përpiqen të ringjallin ‘shokët’ e tyre të pavetëdijshëm, të ngjashëm me njerëzit që shpesh nxitojnë t’i ringjallën duke përdorur dhënie të frymës artificiale dhe masa të tjera urgjente.

Studimi i botuar në revistën Science, thotë se kur një mi i droguar vendosej në një mbyllje, bashkëmoshatari i tyre kalonte më shumë kohë duke nuhatur dhe duke u kujdesur.

Ndërsa kafsha e droguar bëhej gjithnjë e më e papërgjegjshme, miu tjetër aplikoi taktika më agresive të ndihmës së parë.

“Duket se miu mund të kryejë, qëllimisht, të gjithë këtë grup sjelljesh”, tha Huizhong Whit Tao, një neuroshkencëtar në Universitetin e Kalifornisë dhe bashkëautor i studimit.

“Kjo është hera e parë që ne kemi raportuar këto lloj përgjigjesh të ngjashme me urgjencën nga kafshët”, shtoi Whit Tao, transmeton Telegrafi

Brejtësi u vu re duke tërhequr gjuhën e shokut të tij, në mënyrë që të siguronte dhënien e frymës gojë më gojë. Studiuesit thanë se tërheqja e gjuhës ishte veçanërisht e fuqishme, pasi zgjeronte rrugët e frymëmarrjes të minjve të pavetëdijshëm.

Ekipi madje vendosi objekte të vogla në gojën e kafshës së pavetëdijshme, të cilat duke tërhequr gjuhën u larguan.

“Kjo ishte pjesa më befasuese e studimit. Është e qartë se efektet janë të dobishme”, theksoi neuroshkencëtari. /Telegrafi/

Exit mobile version