Site icon Telegrafi

Palestina ndërpret marrëdhëniet me vendet që hapin ose zhvendosin ambasadën në Jerusalem

Autoritetet palestineze kanë njoftuar se do të ndërpresin marrëdhëniet me të gjitha vendet që do të hapin ose lëvizin ambasadat nga Tel Avivi në Jerusalem.

Këtë e ka bërë të ditur përmes llogarisë në Twitter, Sekretari i Përgjithshëm i Bordit Ekzekutiv të Organizatës Çlirimtare Palestineze (PLO), Saeb Urekat, pas njoftimeve të njohjes së Kosovës nga Izraeli, ku Prishtina zyrtare ka bërë të ditur se do të hap ambasadën në Jerusalem.

Gjithashtu edhe shteti i Serbisë do të zhvendos ambasadën nga Tel Avivi në Jerusalem,  transmeton Telegrafi.

Ne i bëjmë thirrje të gjitha shteteve që të respektojnë të drejtën ndërkombëtare. Shkelja e së drejtës ndërkombëtare nuk është tregues i fuqisë, por i dobësisë, tha Erekat.

“Palestina do të ndërpresë marrëdhëniet e saj me çdo vend që do të lëvizë ose hapë ambasadën e saj në Jeruzalem. Ne nxisim të gjitha shtetet e kombeve t’i binden ligjit ndërkombëtar, duke përfshirë rezolutat e Këshillit të Sigurisë 478 dhe 2334. Shkelja e ligjit ndërkombëtar është një shenjë e dobësisë dhe jo e fuqisë”, shkruan Erakat në llogarinë zyrtare të Twitterit.

Lexo po ashtu Pas nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi, palestinezët kritikojnë Donald Trumpin

Kujtojmë se në marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë të Uashingtonit, të cilën e ka nënshkruar kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, parashikohet njohje reciproke me Izraelin dhe hapjen e ambasadës së vendit tonë në Jerusalem.

Gjithashtu edhe shteti serb pritet ta zhvendos ambasadës nga Tal Avivi në Jerusalem, pasi nënshkroi një marrëveshje mbi normalizimin e marrëdhënieve ekonomike me Kosovën, ku ishte prezent edhe presidenti amerikan, Donald Trump. /Telegrafi/

Exit mobile version