Site icon Telegrafi

Pakistanezi provoi ‘vozitjen e Range Rover me këmbë’ – dhe sigurisht nuk shpëtoi lehtë

Cilat janë pasojat e drejtimit të një Range Rover me këmbë dhe trupin “të varur” nga dritarja e shoferit?

Një gjë ishte provuar nga një shtetas pakistanez – në rrugët e Afrikës së Jugut – i cili thuhet se ishte gjobitur me rreth 440 euro, përcjell Telegrafi.

Sigurisht kjo ka ardhur duke pasur parasysh që neglizhenca dhe ngasja e pamatur kontribuojnë shumë në përplasjet fatale gjatë kësaj kohe.

Në skenarin e një shtetasi pakistanez 39-vjeçar, i cili u përfshi në vozitje të pakujdesshme në dhjetor të vitit të kaluar, më në fund drejtësia ka triumfuar.

Përveç dënimit me para ai thuhet se ka një pezullim të patentë shoferit për gjashtë muaj.

Sipas autoriteteve, i pandehuri u deklarua fajtor për akuzat pas një gjykimi të zgjatur dhe të vonuar. /Telegrafi/

Exit mobile version