Vizitorët pritet të paguajnë më shumë për pushimet verore në Shqipëri këtë vit pavarësisht vendit ku do të zgjedhin të pushojnë.
Nga Shëngjini në Sarandë e prej Velipojës në Vlorë, përtej faktit nëse vendi i pushimit është luksoz, mesatar apo ekonomik, rritja e çmimeve pritet të jetë rreth 30 për qind.
Nga rritja e çmimeve nuk do të preken vetëm pushuesit vendas. Sipas tur-operatorëve, rritja çmimeve te turistët e huaj mund të përkthehet në refuzim për të ardhur në vend.
Shtrenjtimi i energjisë për bizneset në tregun e lirë, si dhe rritja e çmimit të ushqimeve e karburanteve janë disa nga arsyet që kanë çuar në shtrenjtimin e paketave turistike për këtë sezon veror. /A2 CNN/