Site icon Telegrafi

Më pak se 1 për qind e grave në Shqipëri thonë se janë të arrira në jetë

Në lotarinë e jetës, lindja vajzë në një vend të varfër, me shumë gjasa do të thotë pabarazi. Një sërë studimesh tregojnë se kjo dukuri mund të zhbëhet dhe receta me patjetër duhet të përfshijë fuqizimin e rolit të gruas.

Por, Shqipëria është ende shumë larg në këtë drejtim. Një pyetësor i kryer nga World Vision në tetë qytete të vendit, gjeti se vetëm 1 për qind e grave në vend janë të arrira në jetë, ndërsa më pak se 6 për qind e fëmijëve gëzojnë mirëqenien në të gjitha dimensionet.

Për drejtuesen e World Vision Albania, Eljona Elmazi, fuqizimi i grave nuk duhet të ndalet vetëm te vlerësimi me fjalë i figurës së saj.

Në prezantimin e gjetjeve të raportit ishte e pranishme dhe Eleanor Monbiot, drejtuese e Wolrd Vision për Lindjen e Mesme dhe Evropën Lindore, e cila theksoi se investimi për fuqizimin e nënave, adresimin e problematikave, janë parakushte të domosdoshme për të rritur qytetarë aktiv të së nesërmes. /A2 CNN/

Exit mobile version