NATO ka mirëpritur pajtueshmërinë mes Kosovës dhe Serbisë mbi aneksin e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu përmes një postimi në Twitter ka shkruar se inkurajojnë palët që të zbatojnë atë për të cilën kanë rënë dakord.
“NATO e mirëpret marrëveshjen në mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në dialogun e lehtësuar nga BE në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës. Ne i nxisim të dy të zbatojnë atë që është rënë dakord shpejt dhe plotësisht. Ne jemi të përkushtuar ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor përfshirë këtu edhe KFOR-in”, ka shkruar Lungescu.
#NATO welcomes the deal by @predsednikrs & @albinkurti in #EU-facilitated dialogue on the path to normalise relations betw Belgrade & Pristina. We urge both to implement what’s been agreed quickly & in full. We are committed to stability in the W Balkans incl through @NATO_KFOR.
— NATO Spokesperson Farah Dakhlallah (@NATOpress) March 19, 2023
Bashkimi Evropian e ka quajtur si shumë të suksesshëm takimin e 18 marsit në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut të nivelit të lartë mes dy vendeve.
BE-ja ka thënë se në të palët janë pajtuar për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, të mbështetur nga BE-ja. /Telegrafi/