Telegrafi

Pagoi 6,292 dollarë për udhëtimin nga SHBA për në Indi, mendoi se brenda fluturakes ka luks të pafund – zhgënjehet rëndë pasagjeri

Një pasagjer kishte mbetur i habitur pasi kishte nisur udhëtimin me klasin e parë të një aeroplani, për të kuptuar se brenda kësaj fluturake po përjetonte makthin nga papastërtia dhe gjësendet e prishura.

Anip Patel kishte paguar 6,292 dollarë për të udhëtuar nga Chicago drejt Delhit, por sapo u fut brenda një Boeing 777 mësoi se brenda nuk ishte siç e kishte paramenduar.

Mobilet ishin të dëmtuar – të mbuluara në pluhur dhe asgjë brenda nuk i ngjante një udhëtimi luksoz ashtu siç edhe kishte paguar, transmeton Telegrafi.

Ai kishte nxjerrë nga xhepi telefonin për të dokumentuar kushtet brenda aeroplanit – ku shihej televizori i prishur, dyshemeja e shqyer dhe me qime.

Sipas Patel, udhëtimi 15-orësh është shndërruar në makth e assesi siq kishte paramenduar se do të ketë kohë në këtë udhëtim të gjatë të shijoj luksin.

“Gjithçka është e shqyer. E kuptoj se diçka mund të prishet, por kjo është tjetër nivel”, dëgjohet duke thënë Patel në videon e publikuar që është bërë virale.

Ai gjithashtu ka njoftuar se aviokompania Air India ia ka kthyer paratë për shkak të përvojës së tij të hidhur.

“Nuk kam bërë kurrfarë ankese ndaj Air India por ata kishin parë videon e postuar në rrjetet sociale – sot më kanë  telefonuar për të më rimbursuar”, shtoi ai. /Telegrafi/