Ndërsa CEO i Apple, Tim Cook mori një pagë bazë prej 3 milionë dollarësh në vitin 2024 për të tretin vit radhazi, ekzekutivi gjithashtu fitoi shpërblime dhe kompensime të tjera që e çuan pagën e tij totale në rreth 74.6 milionë dollarë vitin e kaluar.
Për Cook, kjo përfaqëson një rritje prej 18% nga viti i kaluar.
Ndryshe, për të gjithë vitin fiskal 2024, Apple mori pak më pak se 295 miliardë dollarë, që ishte një rënie e lehtë nga 2023, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Fitimet neto të kompanisë gjithashtu ranë nga 97 miliardë dollarë në vitin fiskal 2023 në 93.74 miliardë dollarë në 2024.
Nën udhëheqjen e Cook, Apple raportoi një rritje të vogël në shitjet fiskale të iPhone, të cilat u rritën për 0,2% në 201.18 miliardë dollarë.
Gjithashtu, aksionet e kompanisë u rritën gjatë vitit nga 191,59 dollarë në 250,42 dollarë.
Bëhet e ditur se përveç raportimit të pagës së Cook për vitin 2024, tre drejtues të tjerë të Apple morën secili të njëjtin kompensim. /Telegrafi/