Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit Visar Behrami, nga shembja e objektit në Mitrovicë.
Pacolli në një postim të tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se lajmi për vdekjen e të riut nga Mitrovica është i dhimbshëm dhe trishtues.
Siç tha ai është tejet brengosës se brenda një periudhe të shkurtër kohore kanë humbur jetën me dhjetëra të rijnë.
“I dhimbshëm dhe trishtues lajmi tragjik për vdekjen e të riut Visar Behrami nga shembja e objektit në Mitrovicë. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit. Vdekja e punëtorëve në vendin e punës nga tragjedia na është shndërruar në përditshmëri. Është tejet brengosës për ne si shtet fakti se brenda një periudhe të shkurtër kohore kanë humbur jetën me dhjetëra të rijnë”, ka shkruar Pacolli, duke ftuar institucionet relevante të hetojnë saktë të gjitha rrethanat e këtij incidenti. /Telegrafi/