Site icon Telegrafi

Pacolli: Kosova dhe Senegali kultivojnë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se gjatë qëndrimit në Senegal ka përfaqësuar Republikën e Kosovës, në ceremoninë inauguruese të presidentit të këtij vendi.

Pacolli në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se Kosova dhe Senegali kultivojnë marrëdhënie të shkëlqyera dy palëshe.

Postimi i Pacollit:

Gjatë qëndrimit në Senegal pata nderin që të përfaqësoj Republikën e Kosovës, në ceremoninë inauguruese të presidentit të këtij vendi të rëndësishëm.

Gjatë takimit që zhvillova me presidentin Macky Sall, ne emër të shtetit të Kosovës i shpreha urimet dhe falenderimin për mbështetjen e parezervë ndaj vendit tonë. Kosova dhe Senegali kultivojnë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe. Ne jemi i vetmi vend në rajon që kemi hapur ambasadën në këtë vend afrikan.

E falenderoj ambasadorin Gashi për punën e shkelqyer në interes të vendit“, ka shkruar ai./Telegrafi/

Exit mobile version