Site icon Telegrafi

Pa sheqer dhe pa pjekje: Ëmbëlsirën e shpejtë dhe të shëndetshme mund ta hani sa t’jua dojë qejfi! (Video)

Aroma dhe shija e kësaj ëmbëlsire janë me të vërtetë të jashtëzakonshme

Përbërësit:

– 300 g hurma,
– 200 g arra,
– 60 g kakao pluhur,
– 1 lugë ekstrakt vanilje,
– Ujë,
– Pak kripë.

Për glazurë:

– 40 g kakao pluhur,
– Gjysmë luge ekstrakt vanilje,
– 50 g shurup panje,
– 2 lugë vaj bimor apo vaj i shkrirë kokosi.

Përgatitja:

Hiqjani hurmave bërthamat, bluani në blender dhe shtoni arra, 60 g pluhur kakaoje, 1 lugë ekstrakt vanilje dhe pak kripë.

Ngadalë shtoni edhe ujë, derisa përbërja të bëhet e lëmuar. Shtrijeni në tepsi dhe futeni në frigorifer që pak të ftohet, pastaj qitni glazurën e kakaos pluhur të përzier me gjysmë luge ekstrakt vanilje, shurup panje dhe vaj.

Në vijim, shikojeni videon, transmeton Telegrafi.

 

Exit mobile version