Para pak çastesh, në zyrën e Presidentit të vendit, Hashim Thaçi, është zhvilluar një takim i zyrtarëve më të lartë të institucioneve vendore e ndërkombëtare në Kosovë.
Në këtë takim larg mediave, u bisedua rreth vazhdimit të misionit të EULEX-it në Kosovë, raporton transmetuesi publik.
Pjesëmarrës në takim kanë qenë Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa, kryeparlamentari Kadri Veseli, ministri i Brendshëm dhe ai i Drejtësisë, kryeprokurori Aleksandër Lumezi, shefi i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar dhe ai i EULEX-it, Gabriele Meucci si dhe krerët e institucioneve të tjera të drejtësisë.
Sipas burimeve të RTK-së, faktori vendor dhe ai ndërkombëtar nesër pritet të dalin me detaje të tjera për vazhdimin e mandatit të EULEX-it në Kosovë.
Bëhet e ditur se ky takim ka përfunduar para pak çastesh dhe sipas informacioneve, ende nuk është arritur pajtueshmëri rreth vazhdimit të mandatit të EULEX-it ose jo në Kosovë.